Energjia, 9.5 lekë për kWh
Enti Rregullator i Energjisë miratoi të premten (26 dhjetor) tarifat e reja të energjisë elektrike ku tarifa për konsumatorin familjar do të unifikohet në 9.5 lekë për kWh, nga sistemi aktual me dy tarifa, duke sjellë një rritje neto prej 500 deri në 600 lekë për konsumatorin e varfër si dhe një rënie çmimi për familjet që konsumojnë mbi 450 kWh në muaj.
Gjergj Erebara shkruan per BIRN se “tarifa e miratuar është dukshëm shumë më e ulët se sa ajo që qe kërkuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE”.
familjet me konsum mesatar 300 kWh, do të kenë një rritje të faturës mujore prej 648 lekësh ndërsa familjet me konsum mesatar 400 kWh do të kenë një shtrenjtim prej 168 lekësh.
Për konsumin më të lartë, fatura e energjisë do të vijë në rënie, ku uljen më të madhe do ta përfitojnë konsumatorët më të pasur. Për një familje që konsumon 800 kWh në muaj, fatura aktuale është 10,800 lekë ndërsa ajo e vitit të ardhshëm do të jetë 1,700 lekë më e lirë.
Për familjet e varfra qeveria ka premtuar kompensim prej mesatarisht 650 lekësh në muaj dhe për rrjedhojë, numri i familjeve humbëse nga skema e re e faturimit pritet të jetë minimal.
Skema e re e faturimit të energjisë elektrike sjell përfitime minimale financiare për OSHEE
OSHEE i ka faturuar në të shkuarën konsumatorëve familjarë në vend rreth 71 për qind të të gjithë konsumit me 7.7 lekë për kWh ndërsa rreth 27 për qind u është faturuar me 13.5 lekë për kWh. Diferenca përbëhet nga konsumi i faturuar për hapësirat e përbashkëta.
Bazuar në këto të dhëna, nga tarifat e reja të energjisë elektrike, OSHEE pritet të marrë rreth 518 milionë lekë më shumë gjatë vitit të ardhshëm, shifër kjo mikroskopike në të ardhurat e përgjithshme të korporatës.
Nga ana tjetër, duke qenë se qeveria ka planifikuar kompensim për familjet e varfra në masën e 16 milionë dollarëve, ndërkohë që rritja totale është vetëm 5 milionë dollarë, buxheti i shtetit do të dalë me humbje.
/Gj. Erebara, BIRN/Poshte video e A1 Report nga mbledhja e ERE/
http://https://www.youtube.com/watch?v=D7g66pxg6Ns