Hilari njofton zyrtarisht kandidaturën (VIDEO)
Hilari Klinton njoftoi zyrtarisht se kandidon për zgjedhjet presidenciale në SHBA që do të mbahen në vitin 2016.
Ndërsa në kampin e republikanëve mund të jenë disa kandidatë që do të konkurrojnë brenda partisë, në kampin e demokratëve nuk duket të ketë asnjë konkurrent që mund të sfidojë Klinton.
“Unë po kandidoj”, tha Hilari duke buzëqeshur në një video të bërë publike sot. “Amerikanët e zakonshëm kanë nevojë për një kampion e unë dua të jem e tillë. Tani është koha juaj dhe unë uroj që ju do i bashkoheni këtij udhëtimi”.
Ndonëse populariteti i Klinton është më i ulët se ai i përpara një apo dy vjetëve, sërish ajo qëndron më lart se çdo kandidat i mundshëm në kampin republikan.
Nëse Jeb Bush, djali i ish presidentit Bush dhe vëllai i vogël i ish presidentit tjetër Bush (George W. Bush) arrin të sigurojë votat e republikanëve, siç në fakt duket që tani se do ndodhë, atëherë gara e 2016 do të jetë një garë mes Bushëve dhe Klintonëve.
Raund Paul djali i ish kandidatit Ron Paul gjithashtu kandidon, së bashku me Ted Cruz. Megjithatë Jeb Bush po tregon se ka me vete donatorët më të mëdhenj mes republikaneve e zakonisht, nëse një kandidat grumbullon më shumë fonde atëherë ai pothuajse gjithmonë eshte dhe kandidati fitues brenda partisë.
http://https://www.youtube.com/watch?t=11&v=0uY7gLZDmn4