Lexoni çfarë thotë Berisha për 21 janarin…!
Intervista e plotë e Sali Berishës për ABC
Si e komenton 21 janarin 4 vjet më pas, një ditë e vështirë për cdo kryeministër? Si I komenton kërkesat e familjarëve për drejtësi, rolin e Edi Ramës me Ilir Metën?
Berisha: Në rafshin historik, e kam theksuar në Parlamentin shqiptar dhe e theksoj prap se, pas 80 e ca vitesh, ajo ishte dita më e shëmtuar në historinë e shtetit shqiptar, kur politikanë të papërgjegjshëm menduan të rrëzojnë me dhunë një kryetar qeverie, një qeveri të zgjedhur me votat e shqiptarëve. Në këtë kontekst ky akt regjistrohet në histori si një puç i mirëfilltë kundër institucioneve kushtetuese. Kam denoncuar në atë kohë të gjithë autorët e këtij puçi dhe nuk i heq asnjë presje atij qëndrimi të asokohe. Në atë përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin, u sollën njerëz të paguar, u sollën të tjerë jo të paguar, me një motiv “do rrëzojmë Sali Berishën”. Ajo që kërkoj unë nga ju dhe nga mediat, le të shkojmë të marrim intervistën. Cfarë u tha i ndjeri Ziver vëllait dhe familjes së tij se përse e sollën nga Greqia, dhe unë shfrytëzoj rastin t’u shpreh edhe një herë ngushëllimet familjeve. Nga Greqia tha, më sollën për të rrëzuar Sali Berishën, më thanë do rrrëzojmë Sali Berishën. Të njëjtën gjë iu thanë atyre që sollën dhe rrethuan kryeministrinë. Një gjë është për t’u theksuar. Nuk ka gjë më të rëndë se sa të të qajnë ata që të vranë. Dhe kjo po ndodh!
Njëriu që ka qënë më i interesuar për t’u bërë drejtësia ka qënë ai që u rrethua në kundërshim me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e vendit për 5 orë të tëra vetëm e vetëm për ta larguar me dhunë nga zyra. Shqiptarët e dinë mirë se cfarë u thanë atyre që i sollën për të rrëzuar kryeministrin, shqiptarët e dinë mirë se cilat qenë parrullat antikushtetuese mbi të cilat u ngjiz kjo lëvizje, shqiptarët e dinë mirë se Edi Rama kishte bërë gati fjalimin për të folur nga ballkoni i zyrës sime. Shqiptarët i dinë të gjitha këto. Pati 4 viktima. Fatkeqësi. Por e kam thënë edhe atëherë dhe e them edhe tani se kurrë një institucion i dalë nga vota e lirë nuk mund të merret. Duke thënë këtë absolutisht e konsideroj absolutisht të domosdoshme e jetike drejtësinë. Por problem është se drejtësia s’mund të bëhet, sepse kreu i këtij akti është Edi Rama, i cili i solli njerëzit, sic kanë dëshmuar vetë familjarët e tyre, për të rrëzuar një qeveri me dhunë. Se i implikuar në të është ish kreu i shtetit, i cili kishte bërë marrëveshje ti zgjatej mandati apo prokurorja e pergjithshme që kërkonte me cdo kusht që të dominonte Edi Rama. Kush e bllokoi hetimin? Hetimi nisi dhe me specialist ndërkombëtarë. Po s’pranohej të thirrejEdi Rama, nuk shkonte Edi Rama për të deponuar, sepse nj më Ina Ramën dhe ata e bllokuan. Një hetim i gjithanëshëm është absolutisht i domosdoshëm. Cfarë ndodhi para kryeministrisë? U hodhën mijëra gurë, dinamite, plumba në dritare, u dërrmuan forcat e rendit dhe policia. Sa e shkeli Garda ligjin? Garda ka një ligj. Pse se ndryshuan ligjin këta zotërinjtë? Thanë do e ndryshojnë, ligji është i tyre s’është i yni, rastësi që atë ligj se kemi bërë ne e ka bërë PS. Pra të gjitha këto janë thjesht një hipokrizi, është një nekropolitikë primitive e neveritshme. Kam edhe një herë mirëkuptim të plotë për dhimbjen e familjarëve për kërkesën e tyre për drejtësi, kam disrespekt të plotë për ata të cilët përdorin viktimat e tyre për qëllime politike. Nuk më impresionojnë, kjo nuk më impresionon! Drejtësia është drejtësi dhe për cdo shqiptar përgjegjes kryesor është Edi Rama që donte të ulej në karrigen time të asokohe, në karrigen e kryeministrit, pa vota. A filloi kjo dhunë dhe kjo revoltë për bllokun e Ilir Metës? A u detyruan ata vetë të thonin se e kishin montuar videon për Sali Berishën, se nuk është e vërtetë. A është Ilir Meta sot shumë më i rëndësishëm se c’ishte në atë kohë në qeverinë e Edi Ramës? Ilir Meta sot është nr dy i Shqipërisë, në protokoll më i rëndësishëm se Edi Rama. Atëherë i them Edi Ramës mos shkelmo mbi lotët e familjarëve, viktimave, se këto janë qëndrime makbethiane. Nëse ka njëri që është përgjegjës moral dhe ligjor, numëri një është ai.