PUKË: Vdes 48-vjeçari nga shembjet masive të dheut në minierën e Munellës
Shembjet e dheut në katin e 6 të galerisë së minierës së Munellës, në një thellësi prej dy mijë metrash, kanë sjellë vdekjen e minatorit. 48-vjeçari është Gjovalin Prenga, banues i fshatit Kimëz. Puna në minierë aktualisht është bllokuar.
“Munella” i është dhënë prej vitesh me koncesion një kompanie Turke, bashkaksi onere e të cilës një vit më parë u bë dhe një kompani kineze.
Miniera e Munellës është një prej pasurive më të mëdha tënë vendin tonë. Nga galeritë e Munelles nxirren çdo ditë dhjetëra tonë mineral Bakri i cili mësohet të jetë i pasur dhe me polimetale të tjera ndër të cilat Ar e Argjend. Mineral i nxjerrë nga Munella pasurohet në Fabrikën e Fushë Arrëzit për tu eksportuar më pas jashtë Shqipërisë.