SHBA kundër FIFA për shiritin LGBTQ në Katar

Mbajtja e Kupës së Botës në Katar këtë vit është kritikuar gjerësisht nga organizatat e Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, për shkak se vendi me shumicë muslimane është një shkelës premanent i të Drejtave të Njeriut.
Së fundmi qeveria e Futbollit FIFA ka ndaluar shiritat e krahut që promovojnë të drejtat e komunitetit LGBTQ, në Kupën e Botës në Katar.
Një veprim të tillë e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti “shqetësues” vendimin e FIFA-s .
https://008763ebdaf8a4f5357ca89521b674d7.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Blinken u shpreh se asnjë skuadër nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes pjesëmarrjes në Botëror dhe “mbështetjes së vlerave të veta”.
Anglia, Gjermania dhe pesë skuadra të tjera evropiane i anuluan planet për të mbajtur në krahë shirita të frymëzuar nga flamuri i ylberit dhe motoja “Një dashuri” për shkak të kërcënimeve për ndëshkime disiplinore nga FIFA.
Nëse një nga lojtarët do të mbanin shiritin FIFA tha se menjëherë do të ndëshkoheshin me karton të verdhë.
Këta shirita ishin cilësuar si protestë simbolike ndaj ligjeve në Katar.
Blindken tha se “Është gjithmonë shqetësuese kur sheh kufizime të çfarëdoshme mbi lirinë e shprehjes, veçanërisht kur kjo shprehje ka të bëjë me diversitet”.
“Askush në fushën e futbollit nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes mbështetjes së vlerave të veta dhe pjesëmarrjes në lojë”, shtoi ai./ HistoriaIme