Shteti Islamik alarmon Europën. Mund të ketë hyrë tashmë në Turqi
Agjencia e Inteligjencës turke (MIT) citohet nga media në Turqi të ketë informuar se rreth 3000 militantë nga grupi ultraradikal i Shtetit islamik në Siri dhe Irak, po kërkojnë të hyjnë në Turqi përmes kufirit të saj jugor, pas dështimit për të marrë qytetin sirian të kurdëve, Kobanin.
Sipas gazetës Hurriyet, që ka një version të zgjeruar dhe në anglisht, “disa militantë, përfshirë komandantët e lartë që kanë planifikuar sulmet, mendohet se kanë hyrë tashmë në Turqi dhe janë në shtëpi të sigurta”.
Militantë ekspert, në sulmet kamikaze janë duke u përgatitur dhe po planifikojnë sulme ndaj misioneve diplomatike në Stamboll dhe Ankara, të vendeve që i janë bashkuar koalicionit kundër IS (shtetit islamik).
Disa militantë me kombësi siriane dhe palestineze gjithashtu po planifikojnë që të kalojnë në Bullgari për të kryer sulme në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, shkruhet me tej në mediat turke. Ndërsa policia turke nuk ka pranuar të komentojë mbi çështjen dhe MIT nuk ishte në dispozicion për komente të tjera rreth këtij alarmi.