“Transparenca është thelbësore në punën tonë”
Dezinformimi është një fenomen i cili po kthehet në shqetësues vitet e fundit, së bashku me fenomenet e lajmeve të rreme dhe përdorimit dashakeq të rrjeteve sociale dhe mediave të tjera jo-konvencionale nga figura publike e me një numër të madh ndjekësish.
Rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, kanë shtuar përpjekjet e tyre për ndalimin e fushatave të deinformimit, sidomos pas situatës së krijuar në Shtetet e Bashkuara në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Problematikë është dhe promovimi i postimeve dhe llogarive përmes pagesës, për të cilat Facebook deklaroi se nuk do të ndërhyjë, duke ja lënë në dorë gjykimit të përdoruesve dallimin e lajmeve të rreme nga ato të sakta e të besueshme.
Por nga ana tjetër, rrjeti social Twitter po ndjek një tjetër rrugë në reagimin dhe qasjen e tij ndaj dezinformimit. Pas ndalimit të reklamave nga llogari të figurave politike kudo në botë, përmes një mekanizmi algoritmik, tashmë Twitter po ‘pastron’ herë pas here databazën e llogarive, nga llogari të dëmshme, të hapura qëllimisht për dezinformim dhe që zakonisht përdoren për ruajtjen e imazhit të figurave politike shtetërore dhe amplifikimin e mesazheve të tyre politike.
Përmes llogarisë Twitter Safety, rrjeti social bën herë pas herë informimin mbi fushatat e ndërmarra për pastrimin e rrjetit nga llogari të rreme e të dëmshme.
Toward the end of last year, we identified clusters of accounts engaged in inauthentic coordinated activity which led to the removal of 8,558 accounts working to promote Serbia’s ruling party and its leader.
— Twitter Safety (@TwitterSafety) April 2, 2020
Gjatë fundit të vitit të shkuar për shembull, u fshinë 5,350 llogari të lidhura me një rrjet ndërshtetëror, ku amplifikohej politika e udhëheqësve të Arabisë Saudite dhe kritikohej Turqia dhe Katari qëllimisht.
Po ashtu dhe në Ballkan dezinformimi është problem, ku po në fundin e vitit 2019, u fshinë nga Twitter 8.558 llogari të cilat punoni për promovimin e partisë udhëheqëse në vend dhe kryetarit të saj, Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç.
Në situatën e krijuar prej pandemisë globale, Twitter njofton se “Ne do të vazhdojmë të përdorim si teknologjinë ashtu edhe ekipet tona për të na ndihmuar të identifikojmë dhe ndalojmë sjelljen dhe llogaritë spam.”.
Pavarësisht disa problemeve që janë krijuar për shkak të ngadalësimit të prodhimit në Kinë, prej nga ku kompania priste disa materiale të nevojshme për sistemet e mirëmbajtjes kompjuterike, sërish drejtuesit e rrjetit social sigurojnë përdoruesit për transparencë totale në këtë situatë.
“Është thelbësore që Twitter të qëndrojë duke punuar dhe të kalojë këtë krizë globale. Ekipet tona janë të përqendruara, dhe ndërsa bëjmë ndryshime në sistemet tona për të përmbushur këto kërkesa të reja, ne do të komunikojmë hapur. Ne do të ndajmë atë që kemi bërë, ato që kemi mësuar dhe nëse shohim incidente, çfarë do të bëjmë për të rikuperuar sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndiqni @TwitterEng për të qëndruar në përditësim.”.