Të huajt birësojnë fëmijë me sindromën daun
Për herë të parë këtë vit është arritur që të sigurohet birësimi i fëmijëve me sindromën Daun. Duket se stereotipizimi dhe paragjykimi për këta fëmijë është thyer, duke u dhënë edhe atyre të drejtën e një familjeje. Kryetari i Komitetit të Birësimeve, Genci Tërpo, ka sqaruar për gazetën “Shqip”, se fëmijët me sindromën Daun janë birësuar kryesisht nga të huajt. Ndërkohë përveç tyre, ka pasur adoptime edhe për fëmijët me probleme fizike apo edhe shëndetësore. Ky është një tregues se tashmë shoqëria po shkon drejt një përkujdesje më të madhe sociale.
Për më shumë klikoni këtu