VIDEO/ Kur kalon eskorta e Kryeministrit, dhe ambulanca duhet të presë
Kjo video në të cilën duket një ambulancë me sirenën e ndezur që bllokohet nga eskorta e Kryeministrit po qarkullon në media dhe rrjetet sociale.
Video është xhiruar dje nga një qytetar, në kryqëzimin e “Rrugës së Kavajës” tek zona e njohur si “Pallati me Shigjeta”. Nuk dihet nëse polici që ka bllokuar qarkullimin e mjeteve e ka parë apo jo ambulancën, por ajo që dëgjohet qartë është zhurma e fortë e sirenave.
Në video duket qartë ambulanca që çan trafikun e rënduar të makinave, dhe veç kësaj, i duhet të ndalojë që të presë kalimin e eskortës.
Qytetari që ka regjistruar videon pretendon se ambulanca po shkonte tek një vendngjarje, ku dy punëtorë u asfiksuan nga gazi, teksa pastronin një depozitë