Aplikimet në universitete, më 29 gusht dalin emrat e fituesve
Fundi i korrikut ishte dhe afati përfundimtar për aplikimin në universitete për maturantët në Shqipëri. Tanimë portali i maturës shtetërore ku maturantët mund të aplikonin është mbyllur dhe të dhënat po përpunohen nga qendra e shërbimeve arsimore, për t’i kaluar në datën 23 gusht departamenteve përkatëse në universitete.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka thënë për Top Channel se institucioni që ka përgjegjësinë ligjore të vlerësimit të kandidatëve, të përllogaritjes së pikëve dhe përzgjedhjes së studentëve është departamenti ku kanë aplikuar maturantët.
Fituesit e raundit të parë do të shpallen në 29 gusht. Në Universitetin e Tiranës priten rreth 6.600 studentë të rinj.
Rektori i universitetit të Tiranës i bën thirrje maturantëve që të tregohen të vëmendshëm pasi ky proces kërkon kujdes për të parë shanset se ku ata mund të shpallen fitues për të bërë regjistrimin brenda 48 orëve. /m.g/
Burimi: Top Channel