1 kg vaj palme i importuar për çdo shqiptar gjatë 2016
Shqipëria ka importuar 2.7 milionë kilogramë vaj palme gjatë vitit 2016. Kjo shifër është rritur me 10.5% krahasuar me një vit më parë, duke arritur një nivel rekord raporton Monitor.al.
Bazuar në statistikat e popullsisë, konsumi i vajit të palmës arriti në gati 1 kg për frymë në vitin 2016, nga vetëm 20 gram për frymë që llogaritej në vitin 2000.
Për çfarë përdoret vaji i palmës
Studime të ndryshme që janë bërë në botë është dalë në përfundimin se të paktën 50% e artikujve në raftet e marketeve kanë në përbërje vajin e palmës ose njërin nga fraksione e tij.
Lista e sektorëve që e përdorin këtë produkt është e gjatë dhe nis nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë, produktet e kozmetikës dhe të kujdesit ndaj vetes, energji, ushqimi i kafshëve, në farmaceutikë, industria e shërbimit dhe industria ushqimore.
Gjithsesi në çdo rast në paketimet e ushqimeve apo produkteve që kanë përmbajtje të vajtit të palmës bëhet me dije përmbajtja duke i lënë në dorë konsumatorit zgjedhjen nëse do ta konsumojë apo jo.

/Foto: Monitor.al
Efektet e vajit të palmës
Vaji i palmës është dy llojesh, i prodhuar nga fruti i palmës dhe i prodhuar nga fara e frutit.
Në të dyja rastet vaji i palmës ka disa efekte tipike për të cilat mjekët herë pas herë rekomandojnë gjetjen e vajrave më të shëndetshëm.
Ka me dhjetëra studime që ngrenë teza mbi efektet negative por shfaqja më tipike lidhet me faktin që vaji i palmës ju bën të shtoni më shumë kilogram, ka më shumë kalori dhe yndyrë, mund të rrisë nivelet e kolesterolit.
Por ashtu siç ka efekte negative nëse përdoret në formën e tij më të mirë dhe me përmasa të moderuara mund të ketë edhe përfitime pozitive shëndetësore.

/Foto: Monitor.al