7 prill – Dita Ndërkombëtare e Shëndetit
Foto: Twitter
Në 1945 diplomatë nga vende të ndryshme të botës formuan OKB. Një ndër organizatat e formuara ishte dhe Këshilli ekonomik dhe social i OKB, të cilët zhvilluan takimin e parë në 1946. Gjatë takimit, kishte kërkesa për themelimin e një organizate brenda për brenda OKB e cila do të ishte e dedikuar vetëm për çështjet e shëndetit.
Kjo organizatë e re do të vijonte punën e Zyrës Ndërkombëtare për Higjienën Publike si dhe entitetin për shëndetin publik brenda Shoqatës së Kombeve. Këto organizata u themeluan në fillim të shekullit të 20, por u mbingarkuan për shkak të pasojave të shëndetit pas Luftës së Parë Botërore dhe nuk kishin kapacitete mjaftueshëm për të funksionuar efektivisht kur Lufta e Dytë Botërore nisi.
Më vonë në 7 prill 1948 u themelua dhe Organizata Botërore e Shëndetit. Që prej themelimit, organizata ka lobuar fuqishëm për zhdukjen e lisë në botë dhe implementimin e një sërë strategjish dhe politikash për shëndetin. Tanimë 193 shtete në botë janë anëtare të organizatës dhe punojnë për të përmirësuar shumë aspekte për shëndetin anembanë botës.
Në këtë ditë, organizata të ndryshme, qeveritë dhe aktivistë për shëndetin ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit midis njerëzve për çështjet e shëndetit përmes aktiviteteve të ndryshme. Shumë qeveri vijnë me zotime për garantimin e mbështetjes për çështje të shëndetit./k.m/
Burimi: UN Health