Pagesë mujore për të sëmurët me kancer
Personat e prekur nga sëmundjet tumorale do të marrin një pagesë mujore.
Pagesa do të përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Do të krijohet nje komision i përbërë nga tre mjekë, i cili në perputhje me kriteret që duhen plotësuar, do të përzgjedhë personat përftues.
Mjeku onkolog dhe një prej hartuesve të ligjit, Henrik Zotaj, thotë se kjo mbështetje financiarë është risi e ligjit dhe do të aplikohet për herë të parë për të sëmurët palitativë në Shqipëri.
“Një prej risive të këtij ligji është edhe ndihma ose përkrahja sociale për pacientët që kujdesen nga shërbimi paliativ. Është një komision prej tre personash, i cili do të vendosë nëse e përfiton ose jo. Pas kësaj, Ministria e Shëndetësisë dhe aktorët e tjerë përkatës të strukturave shëndetësore vendosin për pagesën. Shuma e saj do të përcaktohet në bashkëpunim midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Mirëqenies Sociale. Kjo pritet të aplikohet sapo të përcaktohen aktet nënligjore të ligjit për kujdesin paliativ”, tha Zotaj.
Me miratimin e ligjit të ri pacientëve do tu komunikohet dhe diagnoza e tyre, ashtu si në vendet perëndimore. Pasi sipas tij aktualisht vetëm 20% e të sëmurëve informohen rreth diagnozës dhe sëmundshmërisë së tyre.
/GazetaShqip