Studim: Shqipëria, vend me rrezik të lartë për të marrë sëmundje
Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë (SOS), ka publikuar një hartë me vendet më të rrezikshme për të marrë një sëmundje apo për të pësuar një aksident. Harta “Rreziku i Shëndetit 2015” i ndan destinacionet në 5 kategori, në mënyrë që të ndihmojë kompanitë apo udhëtarët të kuptojnë rrezikshmërinë e vendit ku shkojnë. Kategoritë përfshijnë: rrezik të ulët; rrëzik të mesëm; rrezik të lartë; rrezik ekstrem dhe një kategori për vendet me zhvillim të shpejtë. Gjithashtu në hartë jepen edhe vendet më të afërta për trajtim mjekësor.
Europa perëndimore, Amerika e Veriut dhe Australia gjenden në kategorinë e vendeve më pak të rrezikshme dhe që ofrojnë nivel të lartë të kujdesit mjekësor. Ndër destinacionet më të kërkuara për pushime, Maroku, Turqia, Tajlanda dhe Meksika bëjnë pjesë në listën e vendeve me “rrezik të mesëm”.
Përsa i përket Shqipërise, ndonëse nuk është një nga vendet më të preferuara për turistët, renditja në këtë hartë mund t’i frikësojë edhe më shumë. Shqipëria bënë pjesë në listën e vendeve me “rrezik të lartë” për marrjen e sëmundjeve dhe aksidenteve.
Gjithashtu vendet si Egjipti, Kamboxhia, Tanzania , janë vende me rrezik të lartë dhe kapacitet të kufizuar mjekësor. Ka rrezik të madh të marrjes së sëmundjeve të rënda infektive si kolera, tifoja, ethet tropikale etj.
Vendet me rrezik shumë të lartë përfshijnë kryesisht vendet afrikane, Korenë e Veriut si dhe vendet e prekura vitet e fundit nga fatkeqësi natyrore, siç është Haiti.
/DailyMail