Denoncimi: Lulishtja tek ish-Parku i Autobusave do të kthehet në kompleks pallatesh
Grupimi “Qytetarët për Parkun” ka denoncuar kthimin e një lulishteje në kompleks pallatesh në zonën e ish- Parkut të Autobusave pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë. Fotografi të dërguara nga qytetarët në portalin “Foldrejt.info”, tregojnë se në orën 23:00 të mbrëmjes së djeshme ka nisur rrethimi i parkut me skela.
Foto: Rrethimi i parkut me skela, mbyllja e tij për qytetarët
Disa banorë të zonës kanë dalë dje të revoltuar duke kundërshtuar këtë veprim. Grupimi “Qytetarët për Parkun” prëmes një postimi në faqen e tyre në facebook ka lajmëruar një takim të banorëve të zonës sot në orën 19:00. “Kush mundet te vije te diskutojme ne lidhje me pallatet qe pritet te ndertohen te ish parku i autobuzave. Takimi eshte organizuar nga banoret e zones”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i protestës:
https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/photos/a.1434359153522759.1073741828.1416997605258914/1768120640146607/?type=3&theater
Më herët grupimi ka publikuar planin e ndërtimit në këtë park, ku duket se pallatet do të zënë një hapësirë të konsiderueshme.
“Qytetarët për Parkun” publikon planin e ndërtimit:
https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/photos/a.1434359153522759.1073741828.1416997605258914/1768092623482742/?type=3
/l.k./