Dita Botërore kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore. Ambasadori Swing: “Konfliktet dhe fatëkeqësitë nxisin trafikimin”
31 korriku, është vendosur si Dita Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore. Në këtë ditë Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, apelon për më shumë angazhim kundër këtij fenomeni.
Në një njoftim për shtyp, zyra e Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara me seli në Tiranë, e ka quajtur shfrytëzimin dhe trafikimin e viktimave, një fenomen në rritje në një botë të zhytur në konflikte dhe fatkeqësi natyrore.
Ambasadori Swing, shprehet se, “Në të tri kategoritë e fatkeqësive – zonat e konfliktit, fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësitë nga vete njeriu – kemi vërejtur se mungesa e gjendjes normale u ka lejuar trafikantëve të shfrytëzojnë dobësitë ekzistuese apo ato të nxitura nga kriza. Në konflikt ku njerëzit trafikohen për të financuar luftën, për të ofruar shërbime seksuale dhe për të thelluar nënshtrimin e pakicave etnike, mungesa e ligjit krijon kushte për mosndëshkim.”
Ai paralajmëroi se konfliktet e vazhdueshme, si në Siri, kanë detyruar shumë familje dhe individë të pranojnë mekanizma të dëmshëmpërshtatjeje, si martesat e hershme dhe të detyruarasidhe punësimi i detyruar i fëmijëve, të cilat shpesh rezultojnë në shfrytëzim dhe trafikim.
Njoftimi i PNUD nënvizon se, nga milionat e burrave, grave dhe fëmijëve të trafikuar çdo vit, vetëm afro 45,000 viktima janë identifikuar deri më tani.