Euroskeptikët parashikohet të korrin sukses në zgjedhjet e BE

Rryma e euroskepticizmit po gjen terren në zgjedhjet e ardhshme në Evropë, tregojnë të dhënat nga anketat e publikuara prej Parlamentit Evropian.
Shihet se partia e krahut të djathtë në Itali “The League” pritet të ketë rritjen më të lartë të eurodeputetëve, duke u shndërruar në partinë e dytë nacionale më të madhe, duke ndjekur partinë e Merkel, “Christian Democratic Union”. Gjithashtu disa parti të tjera që pritet të fitojnë më shumë vende janë: “5 star movement” në Itali, partia franceze e Marine Le Pen “French National Rally”, partia udhëheqëse hungareze e Fidesz, si dhe ajo e AFD në Gjermani.
Partitë tradicionale do të dominojnë grupet më të mëdha në parlamentin evropian. Vetëm grupimi i European People’s Party (ku përfshihet partia e Fidesz) pretendohet se do të zërë më shumë se ¼ e vendeve.
Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó ka folur për Euronews dhe ka treguar se shpreson të gjejë aleatë të rinj në parlamentin e ri, në mënyrë që të formëzojë politika më shtrënguese për emigracionin.
“Shpresa jonë, targeti ynë është se pas zgjedhjeve të parlamentit evropian, përqasja anti-emigrim do të përbëjë shumicën në të gjitha institucionet e BE. Pra për ne kjo shumicë është shumë e rëndësishme dhe ne si Hungari do të kontribuojmë për këtë politikë”.
Por euroskeptikët nuk janë të vetmit që do të fitojnë vende të reja. Liberalët pritet të rrisin prezencën nga 9% deri në 11%, duke i kthyer këto zgjedhje në një luftë midis forcave liberale dhe atyre konservatore. Socialistët duket se po performojnë më keq nga të gjithë, duke humbur 51 vende në parlamentin evropian.
Numri total i vendeve në parlamentin evropian do të ulet nga 751 në 705, me largimin e deputetëve britanikë pas Brexit. Pavarësisht këtyre të dhënave, në shumicën e qytetarëve evropianë (68%) ekziston besimi se anëtarësimi në BE është një ide e mirë, një shenjë që simbolizon dëshirën për një Evropë të Bashkuar, por me një përqasje më nacionaliste./k.m/
Burimi: Euronews