Front Line Defenders: Episodi i 12 i video – revistës mujore mbi mbrojtësit e të drejtave të njeriut
Front Line Defenders është një fondacion ndërkombëtar i themeluar në vitin 2001 në Dublin,
me qëllim mbrojtjen e çdokujt që punon për të siguruar të drejtat e përcaktuara në Deklaratën Universale te te Drejtave të Njeriut.
Episodi i 12 i video – revistës mujore që transmeton aktivitetin e mborjtësve të të drejtave të njeriut trajton këto tema:
-Lufta për konsolidimin e të drejtave të njeriut në Uganda.
Mbrojtësi i të drejtave të njeriut Gerald Kankya drejton një organizatë të fokusuar mbi advokimin e të drejtës për edukim në Ugandën perëndimore. Më 23 Janar 2015, Geral Kankya dhe një koleg i tij u sulmuan nga një grup prej 30 burrash për shkak të punës së tyre mbi të drejtat e njeriut.
-Gaza: Më e rrezikshme se vetë rreziku.
Që nga viti 2008 forcat Izraelite kanë sulmuar 3 herë palestinezët që jetojnë në Gaza. Ndërsa ka patur një reagim për gazetarët që janë vrarë ose plagosur gjatë luftimeve, puna e mbrojtësve të të drejtave të njeriut për dokumentimin e ngjarjeve dhe shkallës së sulmit ka kaluar pa u vënë re.
-Guatemala: Të luftosh Megaprojektet
Micaela Antonia dhe Alberto Baltazar janë mborjtësit e të drejtave mjedisore dhe anëtarë të Qeverisë Multinacionale Majane të popujve Q’anjob’al, Chuj, Akateka, dhe Popti’ dhe fisit Mestizo.
Qeveria Multinacionale ka bashkuar 14 fiset Maja në mbrojtjen e territorit të tyre kundër 40 koncensioneve.