Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vë Ligjin islamik përballë Ligjit civil
Dhoma e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të vendosë në seancën gjyqësore të këtyre ditëve për zbatimin e ligjit fetar të Sheriatit në legjislacionin e brendshëm të një vendi laik.
Seanca mori shkak nga rasti i një qytetareje greke, bashkëshorti i së cilës ishte anëtar i bashkësisë myslimane në Trakë, u nda nga jeta dhe tashmë ngrihet çështja e trashëgimisë. Ligjit i Sheriatit thotë se pasuria duhet të ndahet midis familjarëve, pra dhe motrave të të ndjerit. Në raste të tilla myftiut i delegohet mbikëqyrja e çështjes.
Ndërkohë sipas Ligjit civil të shtetit pasuria i kalon gruas. Vendimi nëse Ligji i Sheriatit do të prevalojë mbi Ligjin civil të shtetit mbetet për tu parë në seancën që do të zhvillohet ne Gjykatën e Hagës.
Në raportin e saj zyrtar Gjykata Evropiane për të drejtat e Njeriut është shprehur se “zbatimi i Ligjit të Sheriatit për shtetasit grekë myslimanë bazohet në dy traktate: Traktatin e Sèvrës në vitin 1920 si dhe Traktatin e Lozanës në 1923”.
Çështja në fjalë ka ngjallur polemika midis shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian. Kreu i politikës publike të Konfrencës së Krishterë, Tim Dieppe është shprehur si më poshtë:
“Një vendim sipas të cilit Ligji i Sheriatit duhet të ketë përparësi mbi të drejtën civile të shtetit do të vendosë një precedent alarmant për Këshillin e Shteteve Anëtare të Evropës, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar. Përkundrazi, vendimi që ligji civil duhet të anulojë ligjin e sheriatit do të kishte dobi ligjore në të gjithë Këshillin e Evropës”.
Reagime të tjera janë fokusuar tek Ligji i Sheriatit dhe përmbajtja e tij, duke e cilësuar si një ligj diskriminues karshi grave dhe personave jo-myslimanë.
Ndërkohë në Greqi kryeministri ka deklaruar projektligjin që do të mund të vihet në zbatim për zonën e Trakës. Në të theksohet se ligji civil e anashkalon ligjin e Sheriatit, përjashto rastet kur të gjitha palët bien dakort për zbatimin e ligjit fetar. /k.m/
Burimi: ResPublica