Indeksi Vjetor i Lirisë së Shtypit, Shqipëria shënon përmirësim
Në Indeksin Vjetor të Lirisë së Shtypit Global, të publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, thuhet gazetaria po bën një hap mbrapa dhe se liria e medias nuk ka qenë kurrë kaq e kërcënuar sa është tani, që prej fillimit të epokës së re të fake-news (lajmeve të rreme).
Shqipëria ka pësuar një përmirësim të lehtë me 6 vende, duke u renditur e 76-a nga 180 shtet të monitoruara. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor paraqitet më mirë Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 65, Serbia në vendin e 66, Kroacia në vendin e 74-të, e më pas Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe në fund Maqedonia.
Për Shqipërinë raporti thekson se rruga drejt BE-së është shumë e gjatë dhe ka nevojë për implementim më të mirë të ligjit për lirinë e shprehjes si edhe forcim të pozitave AMA-s.
Në vendin e parë të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit qëndron Norvegjia e ndjekur nga Suedia dhe Finlanda.