Jeta e tre jetimëve në Rrajcë, pasi babai i dha fund jetës për shak të varfërisë
Fluturim Cuku i dha fund jetës në moshën 41- vjeçare, i mbytur nga varfëria, mes borxheve të OSHEE dhe pamundësisë për të nxjerrë bukën e përditshme.
Ngjarja e ndodhur në fshatin Rrajcë të Përrenjasit, u përcoll në media ku u shkruajt se familja e të ndjerit jetonte pa energji elektrike pasi OSHEE ia kishte ndërprerë për mospagesë.
Fluturim Cuku la pas tre fëmijë, nënën 80-vjeçare dhe bashkëshorten, e cila nuk mundi ta përballonte ngjarjen e rëndë, duke rënë në depresion të thellë.
Tre jetimët e familjes, tani duhet të përballen me një jetë akoma më të vështirë, me nënën e shtruar në spitalin e Elbasanit pas problemeve që pati në shëndetin mendor, fëmijët janë nën kujdesin e gjyshes, gjendja shëndetësore e të cilës nuk e lejon as të kujdeset për veten.
Ata jetojnë në një shtëpi pa dyer e pa dritare ndërsapërpiqen ta ngrohin me drurët e oxhakut që ua ka dhuruar një biznesmen pak kohë më parë.
Në shtëpinë e vjetër e të ftohtë, mungon Ersa motra 9-vjeçare e vëllezërve. Për pak ditë janë përpjekur ta largojnë nga shtëpia, sepse ajo ishte e para që e gjeti të atin varur në traun e shtëpisë…e ka të vështirë ta kalojë këtë traumë.
Të gjithë e kanë të vështirë të gdhijnë netët e të ngrysin ditët, kur varfëria, uria dhe i ftohti u kujtojnë se çfarë sfide të vështirë kanë përpara. E kjo sfidë i bën të harrojnë se janë të vegjël.
/l.k./
/opinion.al