Marrëveshja e liderëve të BE: Presionet e populiste arrijnë të mbyllin një derë për refugjatët
Pas një takimi maratonë në Bruksel, liderët Evropian pohojnë arritjen e një marrëveshje mbi më menaxhimin e krizës së refugjatëve. Megjithëse numri i emigrantëve raportohet të ketë rënë me 90% që nga viti 2015, pasojat e krizës kanë nxitur një krizë politike duke krijuar kampe të kundërta midis shteteve të BE.
Qeveria e re Italiane, shpesh e etiketuar si populiste, hoqi dorë në janar 2018 nga pranimi i refugjatëve, azilkërkuesve ose emigrantëve të ardhur nga Deti Mesdhe dhe ujërat midis Italisë dhe Libisë. Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini njoftoi se nuk do të lejojë më asnjë person në rrezik për t’u mbytur në territorin italian.
Reagimi i cili ka ndeshur kundërshtimin e ashpër nga organizatat që mbrojnë të drejtat e refugjatëve. Michael Buschheuer-in, themeluesin e organizatës shpëtimtare Sea-Eye nga Regensburg, nuk e habisin deklaratat e Salvinit. “Kjo taktikë po ndiqet prej më shumë se një viti, dhe që nga marsi i vitit 2017, të gjitha qeveritë evropiane po përpiqen t’i pengojnë OJQ-të, t’i heqin disi qafe dhe t’i bllokojnë,” tha Buschheuer për DË-në.
Çfarë u arrit në takimin e liderëve të BE?
Marrëveshja e arritur, për vetë natyrën e saj të vështirë është e paqartë dhe mundohet të kënaqë pikëpamjet shumë të kundërta të vendeve të ndryshme. Për të kënaqur Italinë, vendet e BE ranë dakord t’i dërgojnë refugjatët e shpëtuar në territorin e BE në ato që do të quhen “qendra kontrolli”. Këto qendra do të ngrihen në vende ende të papërcaktuara, por si kriter u dakordësua se vendet që dalin vullnetare për t’i ngritur ato.
Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte se Agjencia e BE për Mbrojtjen e Kufijve Frontexi do të forcohet me personel deri në vitin 2020, duke e kthyer mbrojtjen e kufijve të jashtëm në një prioritet të BE.
Samiti vendosi gjithashtu të ndalojë lëvizjen e refugjatëve ose “migracion sekundar”, duke dhënë një mesazh që nënkupton se asnjë azilkërkues nuk ka të drejtë të kërkojë sipas dëshirës vendin në BE ku dëshiron të qëndrojë.
BE po kërkon po ashtu mundësi për ngritjen e kampeve edhe në Afrikë. Libia i kundërshtoi kampe të reja në vendin e saj. Shqipëria që u përfol, se do të ngrejë kampe të tilla, ka kundërshtuar. Në intervistë për “Bild”, kryeministri Edi Rama tha se “nuk duam të jemi valëthyesit e fluksit” dhe nuk duam qendra “nëse kjo do të thotë që njerëzit e dëshpëruar të lihen diku si mbetje toksike që nuk e do kush.”