#OscarsSoWhite – Aktivistë për të drejtat e njeriut kritikojnë Oscar për diskriminim të aktorëve me ngjyrë
Organizata për të drejtat e njeriut në Amerikë, po bëjnë thirrje për bojkotim të ceremonisë së ndarjeve të çmimeve më të rëndësishme, çmimeve Oscar. Ato kërkojnë më shumë diversitet në mesin e votuesve të Academy Awards, pasi këtë vit asnjë aktor nga minoritet nuk ka marrë nominime.
Aktivistët thonë se do të protestojnë të djelën përpara fillimit të ceremonisë televizive.
“Ne besojmë se Oscar ka nevojë për më shumë diversitet brenda anëtarësisë së tij”- tha drejtori politik i Rrjetit Kombëtar të Veprimit Najee Ali.
Anëtarësia e çmimeve Oscar ka kohë që kritikohet për numër të madh të pjestarëve të bardhë dhe meshkuj. Një hetim i vitit 2012, tregoi se juria përbëhej 94% nga të bardhë dhe 77% nga meshkuj.
Në 20 nominimet e këtij viti, në asnjërën prej kategorive nuk ka kandidatë me ngjyrë. Kjo ka bërë që në rrjetin social twitter të vërshojnë “hashtagët” #OscarsSoWhite.
Ky problem është vënë në dukje edhe nga një sondazh i Reuters i pak ditëve më parë, ku nga 2000 të anketurait – 34% besonin se Hollywood-i ka probleme me pakicat.
/Reuters