Protestuesit bllokojnë rrugën, “Myslym Shyri”: “5 euro për të kaluar”
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish sot përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e 23 protestuesve të arrestuar, pasi tubimit paraditen e së shtunë në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së tarifave 5-22 euro për çdo automjet që kalon.
Qytetarët bllokuan rrugën duke ironizuar vendimin e qeverisë pasi kërkonin që automjetet të paguajnë një shumë prej 5 eurosh për të kaluar.
Në videon e “Ora News” tregohet kjo mënyrë ironike e protestës përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë: