Vazhdojnë protestat e naftëtarëve, punëtorët bllokojnë TEC-in (Foto)
Punëtorët e Kombinatit të Përpunimit të Naftës Ballsh, të papunë prej 10 muajsh, janë rikthyer të protestojnë. Në protestën e rradhës, ku morën pjesë rreth 500 punëtorë, ata kanë hyrë me forcë në ambjentet ku dikur punonin.
Disa prej protestuesve kanë tentuar të hyjnë e të ndërpresin energjinë në sallën e komandës të HEC-it që furnizon me energji elektrike jugun e vendit. Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i kanë ndaluar protestuesit dhe kanë shoqëruar katër prej tyre.
Sekretari i Sindikatës së Përpunuesve të Naftës, Gjergji Selmani, ka thënë se protestat nuk do të ndalen: “Do të vazhdojmë protestën. Forca policie nga Ballshi dhe Fieri kanë ardhur dhe po na bëjnë presion që ta lëmë protestën, ne nuk jemi dakort, do ta vazhdojmë atë”, ka pohuar Selmani.
Fotogaleri nga protesta/ Foto: Organizata Politike
Kompania që menaxhon rafinerinë shpalli falimentimin dhe ndërpreu aktivitetin në fillim të vitit 2014, duke i lënë punonjësit prej muajsh pa rroga. Punëtorët kanë zhvilluar një sërë protestash, ku kërkojnë rihapjen e kombinatit dhe marrjen e pagave të prapambetura.
/l.k./