VIDEO/ Të kesh fëmijë heteroseksual? “E papranueshme” për shqiptarët
Diskriminimi dhe bullizmi për shkak të orientimit seksual është mjaft i përhapur në shoqërinë tonë. Persona të komunitetit LGBT diskriminohen për shkak se orientimi i tyre shihet si kundër ligjeve të natyrës, thyerje e normave tradicionale të shoqërisë, e shumë argumente të tjera.
Por disa intervista me qytetarë nga emisioni i pasdites në “Vizion Plus”, tregojnë se problemi fillon që nga mungesa e informacionit. Të pyetur nga gazetarja “nëse fëmija juaj do t’ju thoshte se është heteroseksual si do të reagonit?”, pothuajse të gjithë përgjigjen me tone të ashpëra e herë-pas-here fyese.
Si pasojë mund të themi se mungesa e informacionit si për termat heteroseksual (tërheqje romanike, emocionale apo seksuale midis dy personave të gjinisë së kundërt) / homoseksual (tërheqje romanike, emocionale apo seksuale midis personave të së njejtës gjini) dhe për të drejtat e çdokujt për orientimin seksual dhe identitetin gjinor, çojnë në diskriminim dhe bullizëm të personave LGBT. /m.g