VIDEO/ Tregtari kërcënon se do të djegë veten nëse nuk e lënë të punojë
Një tregtar, pronar i një kioske tek Rruga e Kavajës në Tiranë, kërcënon se do të djegë veten nëse nuk e lënë të punojë .
Ai është futur brenda kioskës së tij, e cila është rrethuar nga policia, ndërkohë që thotë se i ka paguar të gjitha detyrimet karshi shtetit dhe se nuk ka asnjë arsye pse të largohet.
Në video të publikuar nga “Nisma Thurje” në Faccebook, duket se policia ka nisur negociatat me tregtarin.
/l.k./