VIDEO/ Vazhdon denoncimi i dhunës së policisë, shefi i Krimeve të Pogradecit godet një fëmijë
Dhuna fizike e policisë nuk kursen as të miturit. Në videon e publikuar nga ABC News shihet shefi i krimeve të Policisë së Pogradecit, i cili godet një fëmijë të mitur gjatë kontrollit të një banese. Ai ndalet vetëm pasi vëren se po filmohej me celular.
Personi që ushtron dhunë ndaj të miturit është Besnik Qevani i cili ishte ngarkuar nga prokuroria të kryente një kontroll në banesën e një shtetasi me precedentë penal.
Ndonëse familjarët përpiqen ta sqaronin se banesa i përket ish-bashkëshortes së të kërkuarit, Besnik Qevani tenton të hyjë me dhunë dukë goditur të miturin që qëndronte përpara derës.
Në video shihet daja i minorenit, i cili ndërhyn për t’ja larguar fëmijën nga duart Shefit të Krimeve në Pogradec. Më pas ai vazhdon të ushtrojë dhunë, këtë herë verbale ndaj qytetarit.
https://www.youtube.com/watch?v=HX1YXlag-8Q