Ndërkohë që Kriti Bharti eci drejt derës së përparme të një shtëpie rurale gati të rrënuar pranë Jaipur, në shtetin perëndimor indian të Rajasthan, zemra e saj po rrihte shumë shpejt. Ajo e kishte planifikuar këtë mision gjatë tre ditëve të fundit – që kur mori një telefonatë anonime ku i thanë se një familje po përpiqej që të martonte vajzën e tyre tetë-vjeçare me djalin 11-vjeçar të një të afërmi. Kriti ishte e vendosur që ta parandalonte këtë gjë dhe ta shpëtonte vajzën.
Ajo e dinte se nuk do të ishte e lehtë. Të luftosh traditat e vjetra në Indi është plot me rreziqe. “Disa familje ortodokse do të bënin gjithçka për të mbrojtur traditat e tyre me rrënjë të thella dhe nuk do ta mendonin dy herë për të lënduar apo edhe vrarë gjithkënd, i cili do ti vinte shkopin midis rrotave, ” thotë Kriti. “Kështu që, më është dashur të jem e kujdesshme. (më tepër…)