Historia e mëposhtëme e treguar nëpërmjet fotorafive nga Arjunu Kamath, e titulluar ‘Coming Out,’ flet për realitetin tragjik të komunitetit LGBT në Indi, dhe se sa shpesh përfundon me zjarr. Është e mrekullueshme, por dëshpëruese në të njëjtën kohë. Një pasqyrë e shoqërisë ndoshta?
Është një botë e lirë!

Maitreyi hapi derën për të parën herë…

Frynte një erë e acartë, duke i futur Alpanës të dridhurat deri në palcë, ndërsa hapte dyert e dollapit. Retë e zeza e bllokonin herë pas here diellin portokalli, duke i hedhur një errësirë të frikshme asaj pjese të pyllit. Disa drita të largëta e bënin Alpanën nervoze të mos të donte të dilte…
Prania e qetë e Maitreyi-t i dha shpresë se pylli ishte një vend i sigurtë për to. Ndërsa dy vajzat ecën përpara, erërat e pyllit frynin dhe rënkonin me një ftohtësi të hidhur …

Pylli mbajti frymën kur Alpana përqafoi Maitreyi-n; vajzat kishin shumë kohë që ishin të dashuruara. Ato më në fund dolën hapur dhe nuk do të shikonin më pas…

Alpana tha, “Tani mund të bëj çtë dua.” Maitreyi i buzëqeshi dhe tha, “Unë nuk do të të ndaloj kurrë.”
Hijet gri fillan të veniten, ndërsa ngjyra e artë kalonte nga gjethja në gjethe. Maitrei dhe Alpana nuk kishin qenë ndonjëherë më të lumtura..

Papritur Maitrei bie në tokë nga një dhimbje therëse. Sytë e saj janë të përlotur dhe nga goja e saj del një psherëtimë e thellë. Ajo kontrollon këmbën dhe sheh që një gjemb shumë i madh ka depërtuar në mishin e saj..

Duke parë Maitreyi-n në dhimbje, gjoksi i Alpanës u mbush me trishtim. Megjithatë, Alpana u bë e fortë për të ngushëlluar Maitreyi-n dhe e nxorri gjembin nga mishi.
” Nuk është faji yt…” pëshpërin Maitrei.
Parivala shumë e ngjashme me to, kishte gjetur lirinë në të njëjtin pyll si ato vetëm pak ditë më parë. Ajo ishte shumë e lumtur që vajzat kishin dalë hapur për dashurinë e tyre. Ajo i bekoi vajzat dhe u largua.

Ishte një ditë e re dhe ajo dritëz shprese forcohej nga momenti në moment.

Të qeshurat plot gëzim të vajzave dëgjoheshin nëpër pyll, por jo vetëm ato…

Rakshasasit e pyllit kishin dëgjuar të qeshurat e tyre…

E vetmja dashuri e lejuar ishte ajo mes një burri e një gruaje…
Maitrei dhe Alpana do të paguanin për mëkatet e tyre…

Ato tërhiqen nëpër pyll pa mëshirë… Mëkati i tyre më i madh ishte se kishin dashuruar njëra- tjetrën dhe jo një burrë.
Dashuria i bashkoi, po dashuria ishte ajo që i ndau…

Ata i marrin dhe i fusin në dollap.
E më pas dollapit i vunë zjarrin

Heshtja përhapej në ajër ndërsa Maitreyi dhe Alpana u përqafuan edhe një herë për herë të fundit…
“Unë besoj që njerëzit duhet të jenë të lirë që të dashurojnë këdo dhe të mos gjykohen për këtë gjë”, thotë Arjunu./A.A.














