Dëshmia e Agustin Sulës dhënë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka tradhëtuar “Babagjyshët” grabitës drejtuar nga Ilir Kupa duke detyruar prokurorët të firmosin dhe 5 urdhëra arresti nga 8 të bëra 24 orë më parë.
A1Report ka mundur të mësojë se mes tyre 3 janë argjendarë në kryeqytet, ku banda e babagjyshëve riciklonte në vlera monetare floririn e vjedhur.
Zgjerohet banda e babagjyshëve, lëshohen 5 urdhër-arreste
24 orë nga zbulimi i “Bandës së Babagjyshëve”, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeron listën e personave nën hetim të përfshirë në bandën e drejtuar nga Ilir Kupa ku nga 8 tashmë janë 13 grabitës të quajtur “babagjyshë” për faktin se në grabitjen spektakolare të qendrës tregtare TEG në Tiranë ishin veshur si babagjyshë të Vitit të Ri.
Ky fakt konfirmohet për A1Report nga burime pranë Prokurorisë ku këtë të premte organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë plot 13 kërkesa për vlerësimin e masës së sigurisë, me akuzën e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vjedhjeve me dhunë me pasojë plagosjen.
5 “babagjyshët” e rinj, argjendarë
Për pesë personat e listuar së fundmi nga Prokuroria si të lidhur me “bandën e Babagjyshëve”, 3 prej tyre rezultojnë të jenë argjendarë, të cilët konvertonin aksesorët e vjedhur nga banda në vlerë monetare, dhe dy prej tyre persona të afërm që i kanë ndihmuar me strehim.
Dëshmia e Sulës tradhëtoi bandën: Kupa na drejtonte
Po të njëjtat burime thanë për A1Report se tashmë hetimet konsiderohen të kompletuara dhe zbardhja e skemës se si funksiononte grupi është bërë dhe me ndihmën e të arrestuarit të parë Agustin Sula.
Në dëshminë e tij mësohet se Sula ka shpjeguar për prokurorët skemën se si Kupa drejtonte “Babagjyshët” dhe takimet që ky i fundit bënte në burg me anëtarët e bandës ku ndër më të besuarit rezultonte Dritan Kola, vëllai i ish-shokut të burgut të Ilir Kupës ekzekutuar në Greqi pas arratisjes të bujshme në maj të 2012-ës./A1 Report/





Por një prej pjesëtarëve të jurisë të këtij spektakli, Robert Aliaj, shpeshherë i paragjykuar në rrjetet sociale por edhe në debate mediatike si një “gej i fshehur dhe i kompleksuar”, pasi përshëndeti cilësinë e vallzimit tha se ishte kundër “promovimit të prirjeve seksuale”.






AMSHC (State Agency for Supporting Civil Society) is also a co-founder of the project while the British Embassy has facilitated a set of trainings from the “Albert Kennedy Trust”, a foundation running LGBTI shelters in UK since 1989.
The primary service offered by “STREHA” will be the housing of LGBTI people for a maximum period of 6 months, including medical assistance when needed. Based on individual plans the shelter will draft and implement a daily and periodic program for each beneficiary that will include vocational and life skill trainings, social and cultural activities, etc. The shelter will also negotiate with state and private institutions to provide employment for beneficiaries. With 12 professional staff members the shelter has a capacity of 8 beds (four for men and four for women) and estimates providing more than 2000 bed-nights for people in need.



