Budapesti solidar: Si Parada e Krenarisë sfidoi ndalimin dhe frymëzoi Evropën

Parada e Krenarisë në Budapest këtë vit (2025) u kthye në një ndër ngjarjet më të rëndësishme shoqërore dhe politike të Evropës, duke sfiduar ndalimin zyrtar të vendosur nga qeveria hungareze dhe duke treguar fuqinë e solidaritetit qytetar dhe ndërkombëtar.
Më 28 qershor, mijëra qytetarë u mblodhën në rrugët e kryeqytetit hungarez, të pajisur me flamuj të ylbertë dhe pankarta që kërkonin liri dhe të drejta të barabarta për komunitetin LGBTIQ+. Organizatorët dhe media të ndryshme raportuan se në marshim morën pjesë rreth 100 mijë vetë, duke e bërë atë një nga paradat më të mëdha që Hungaria ka parë ndonjëherë.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë qeveria e Viktor Orbán e ndaloi zyrtarisht paradën, duke u mbështetur në një ligj të ri që kufizon tubimet publike në emër të “mbrojtjes së fëmijëve”. Ky vendim u cilësua nga shumë organizata dhe qytetarë si një përpjekje për të shtypur të drejtat civile dhe për të frikësuar komunitetin LGBTIQ+. Megjithatë, Bashkia e Budapestit, e udhëhequr nga kryebashkiaku Gergely Karácsony, gjeti një rrugë ligjore për të lejuar marshimin, duke e shpallur atë si një aktivitet të organizuar nga vetë bashkia.
Pavarësisht kërcënimeve për gjoba dhe ndjekje penale, marshimi u zhvillua pa incidente të mëdha. Policia monitoroi situatën nga larg, ndërsa grupet e ekstremit të djathtë u ndaluan nga pjesëmarrja. Atmosfera ishte e ngrohtë, paqësore dhe plot emocione. Pjesëmarrësit nuk ishin vetëm nga komuniteti LGBTIQ+, por edhe qytetarë të zakonshëm, familjarë, studentë, të moshuar e madje edhe përfaqësues të diasporës hungareze.

Një pjesë e rëndësishme e kësaj ngjarjeje ishte edhe mbështetja ndërkombëtare. Më shumë se 70 evrodeputetë, ambasada të shumta dhe përfaqësues të lartë nga vende si Franca, Spanja, Belgjika dhe Irlanda iu bashkuan marshimit ose shprehën mbështetje përmes deklaratave publike. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se
“Do të jem gjithmonë një aleate e komunitetit LGBTIQ+”.
Analistët politikë mendojnë se kjo ngjarje i dha një goditje të fortë qeverisë së Orbán, e cila ka vite që përpiqet të kufizojë liritë dhe të kontrollojë shoqërinë civile. Sipas sondazheve më të fundit, opozita ka fituar mbështetje të ndjeshme në popull, ndërsa një pjesë e madhe e shoqërisë hungareze duket se është lodhur nga retorika konservatore dhe ndarjet sociale.
Parada e Krenarisë në Budapest sivjet u shndërrua në një simbol të guximit qytetar, të solidaritetit përballë padrejtësive dhe të zërit të një shoqërie që kërkon më shumë liri, barazi dhe respekt.
Ky marshim ishte për të gjithë ne që besojmë se të drejtat nuk duhen marrë si të mirëqena, por duhen mbrojtur, çdo ditë.
Ndrësa, patjeëtr që e djathta shqiptare nuk mbeti pa një koment, prë sa i përket nivelit të respektimit të të drejtave në Hungari e Budapest. Ku politikani karrierës prej 30 e më shumë vitesh tashmë, Tritan Shehu sulmon e kritikon pa u menduar 2 herë:

Z. Shehu, ju kujtojmë themelin bazë të demokracisë e çdo konvente, kushtetue e libri udhëzues për të: BARAZI. Prandaj ju ftojmë ti bashkoheni e të kontribuoni për një komunitet me më shumë barazi, e paqe.