Autoritetet vazhdojnë të injorojnë abuzimin e të drejtave të njeriut në Çeçeni
ILGA-Europe (e cila është shoqata ndërkombëtare për lezbike, gei, biseksual,transgjinorë dhe interseks në rajonin Europian) ka marrë mbrëmjen e djeshme përditësime mbi situatën alarmante në Çeçeni prej organizatave partnere që punojnë në atë rajon.
Arrestimi i burrave në bazë të orientimit seksual të perceptuar si devijant vazhdon për më shumë se 2 javë pas publikimit të lajmit që mori mori përmasa globale. Pavarësisht protestës globale nga vendet jashtë Rusisë, asnjë iniciativë nuk është ndërmarrë nga ana e autoriteteve ruse dhe çeçene për të liruar këta individë.
Duke u mbështetur në informacionet më të fundit të ardhura nga një i liruar, Russian LGBT Network (organizatë vullnetare në Rusi për komunitetin LGBT) aludon se një kamp i dytë përqëndrimi ekziston në zonën e Tsotsi-Yurt. Shumë të liruar prej këtyre kampeve shprehen se mekanizmi i përdorur për të dedektuar meshkujt gei lidhet me rrjetet sociale,ku hackerohen dhe mblidhen të dhëna personale të këtyre të fundit.
Kjo organizatë merr dita ditës kërkesa për asistencë emergjente, edhe pse kjo organziatë nuk ka arritur të mirëmbajë me dhjetëra të liruar. Humbja e kontaktit me këta individë mbetet sa e pashpjegueshme aq edhe shqetësuese.
Aktivistët LGBTI po ofrojnë mbështetje për të liruarit e këtij rajoni dhe apelojnë për solidaritet ndërkombëtar, duke kërkuar protesta kolektive masive ( sigurisht në zona ku nuk ka rrezikshmëri) kundër juridiksionit që dënon me burgim dhe vdekje meshkujt të perceptuar gei dhe biseksual në Çeçeni.
ILGA-Europe nxit institucionet ndërkombëtare të avokatojnë për të drejtat e komunitetit LGBT në rajon si edhe qeveritë ndërkombëtare të asistojnë ata që po i shpëtojnë persekutimit e të gjejnë siguri. /k.m/