Dhuna kundër komunitetit LGBT në Amerikë u rrit ndjeshëm gjatë 2017
Foto: Getty Images
Viti i kaluar ishte për komunitetin LGBT në Amerikë një vit ogurzezë, sipas një raporti të publikuar nga Koalicioni Kombëtar për Programin kundër Dhunës. Ky raport i përvitshëm i quajtur “Kriza e Urrejtjes” konstatoi një rritje prej 86% në krimet e urrejtjes për personat LGBT në 2017, me një total prej 52 incidentesh.
Në raport listohet dhe vrasja e Kiwi Herring, gruas transgjinore 30 vjeçare me ngjyrë, e cila u qëllua për vdekje nga policia në gusht të 2017. Shumica e viktimave të komunitetit LGBT përbëhet nga persona “queer”, gra transgjinore dhe burra biseksualë.
“Për një kohë të gjatë ligjvënësit nuk kanë ndërmarrë asnjë iniciativë për çështjen e rritjes së krimeve të urrejtjes në këtë vend,” shprehet stafi në fund të raportit në fjalë. “Ne kërkojmë të dimë se çfarë do të bëhet në mënyrë që komuniteti LGBT të ndihet i sigurtë në përditshmërinë e tij”.
Presidenti Trump u zotua se do të bënte të pamundurën që të sigurojë mbrojtjen e personave LGBT, një premtim ky i bërë gjatë fjalimit të tij në Konventën Kombëtare të Republikanëve në 2016, por e ka injoruar komunitetin që kur ka hyrë në zyrë. /k.m/
Burimi: The Hill