Facebook censuron pikturën e dy vajzave lezbike të dashuruara
Sipas censuruesve, fotografia e publikuar u hoq nga qarkullimi me pretekstin se ky imazh shkonte për promovimin e produkteve për të rritur .
Facebook u kritikua gjatë kësaj jave për heqjen dhe censurimin e një fotoje pas publikimit të saj nga galeria e artit Mossgreen. Fotoja përfshiu një pikturë të famshme të viteve 50’ realizuar nga artisti legjendar Charles Blackman, ku në qendër duken dy vajza lezbike të portretizuara gjatë një momenti intim midis tyre dhe me pjesë të trupit të ekspozuara në mënyrë eksplicite.
Edhe pse piktura është realizuar shumë dekada përpara, ajo erdhi në vëmendjen e publikut nëpërmjet një publikimi nga galeria e artit Mossgreen. Por gjërat morën një rrjedhë të cuditshme dhe fotoja u fshi nga rrjeti social Facebook. Që prej atëhere kjo galeri artistike ka vijuar të publikojë në faqen e tyre në FB më dhjetëra piktura të tjera të ngjahsme, në formë proteste.
“Kjo është një pikturë vërtët shumë e bukur dhe në asnjë moment nuk do ta etiketoja si më përmbajtje seksuale apo erotike”, u shpreh drejtori ekzekutiv i kësaj galleria, Paul Summer. Duket sikur jemi kthyer mbrapa në kohë me mentalitetin e viteve 50”.
Facebook argumentoi se ndoqi axhendën strikte të politikave të veta. “Kemi zero tolerancë ndaj reklamimeve të tilla. Ky lloj promovimi i ardhur prej kësaj galerie bën negativisht një ngacmim dhe apel emocional tek ndjenjat e konsumatorit”. /k.m/
Burimi: Dazed and Confused Magazine