Giorgio Armani: Ej, djema gej, mos u vishni kaq gej
“Një burrë gej është 100% burrë. Ai nuk ka nevojë të vishet si gej. Kur homoseksualiteti ekspozohet në ekstrem – si p.sh.: “Ej, e dini që unë jam gej”- kjo nuk ka të bëjë me mua. Një burrë duhet të jetë burrë.”
Times vë në dukje se Armani kurrë nuk e ka mohuar se është gej, por stilisti tejet privat nuk ka pranuar dhe aq shumë, përveç se në një intervistë të vitit 2000 me Vanity Fair.
“Unë kam patur gra në jetën time. Dhe ndonjëherë edhe burra, “tha ai në atë kohë. “Por ju e dini shumë mirë që për të bërë këtë punë, njeriu duhet të ketë një mendje të lirë.”
Mendja e lirë është me sa duket me kursim këto kohët e fundit që nga komentet e Armani-t që janë mjerisht jo me të njëjtin hap me pjesën tjetër të modës. Kur stilistët dhe dyqanet po e pranojnë modën neutrale nga pikëpamja gjinore, Armani ka ngecur në mënyrën binare të mendimit – nuk është mënyra e gabuar, thjesht nuk është mënyra të cilën po ndjekin besimet e kësaj kohe.
Ndërsa Armani ka mendime të caktuara se si duhet të duken burrat – “Nuk më pëlqejnë djemtë muskulozë. Jo shumë palestër!”- Ai gjithashtu ka mendimin e tij mbi gratë dhe kirurgjinë plastike:
“Një gji i vogël nuk duhet të bëhet i madh. Unë preferoj të shoh një grua natyrale. Një grua duhet të jetë e guximshme për t’u plakur, të mos jetë e dëshpëruar që të duket më e re se mosha e saj. Me kalimin e kohës, trupi i gruas është më i mirë. Kur një grua shkon në punë, ka fëmijë, ajo është e fortë. Ka karakter. Shikoni Cate Blanchett. ”
Epo, në se këmbëngul.
Marrë nga: www.out.com