Gjermania bëhet shteti i parë në Europë që njeh zyrtarisht ”gjininë e tretë”
Gjykata e Lartë në Gjermani ka votuar në favor të të drejtave të personave interseks pasi ligjvënësit miratuan një propozim për të njohur në mënyrë ligjore ‘‘gjininë e tretë” në dokumente zyrtare.
Ky vendim u mor pas ankimimit të bërë nga persona interseks, nga ku Gjykata e Lartë në Gjermani miratoi përdorimin e gjinisë së tretë në dokumentet zyrtare duke i kërkuar parlamentarëve njohjen e këtij identiteti gjinor që prej lindjes.
Me dhjetëra gjykata më të ulëta kanë votuar kundër kërkesës për ndryshimin e gjinisë në dokumentet zyrtare.
Duke marrë në konsideratë rregulloren aktuale të gjendjes civile e cila paraqitet diskriminuese ndaj personave interseks, Gjykata Kushtetuese Federale u shpreh se parlamenti gjerman ka kohë deri në fund të këtij viti për implementimin e një ligji që e rregullon situatën në fjalë.
”Legjislacioni (parlamenti) ka kohë deri në 31 Dhjetor të 2018 për të krijuar një rregullore të re” u tha në vendimin e Gjykatës. ”Kostoja financiare dhe burokratike ose interesat e shtetit nuk mund ta justifikojnë refuzimin e një opsioni të ri, pozitiv për regjistrimin civil. Legjislacioni mund të heqi dorë nga regjistrimi i seksit në gjendjen civile, por në vend të saj mundet edhe të ofroj mundësi për personat e prekur nga kjo gjë që të zgjedhin një emër të ri për gjininë e tyre, përpos opsioneve mashkull/femër”.
Tashmë Gjermania iu bashkohet një serie shtetesh si Nepali, Zelanda e re, Australia dhe India, vende që e kanë njohur zyrtarisht gjininë e tretë./k.m/
Burimi: Pink News