Grupimet LGBT ne SHBA dënojnë dhunën e nacionalistëve të bardhë
Grupimet për të drejtat LGBT kanë dënuar dhunën gjatë marshimin masiv të nacionalistëve të bardhë, i cili u zhvillua ditën e shtunë në Sherlotsvvill, pjesë e shtetit amerikan të Virxhnias.
Gjatë kohës që parapriu marshimin, ekstremistët e djathtë u përplasën me grupimet që kishin vendosur të organizonin një kundër protestë.
“Associated Press” raportoi se një person ka humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur pasi një makinë hyri mes grupt të atnti – protestuesve.
“Çdo ditë ne bashkohemi me njerëz dhe organzata anembanë shtetit për ta bërë Vrirxhinian një vend më gjithëpërfshirës ku të gjithë mund të bashkëjetojnë”, tha Drejtori Ekzekutiv i “Equality Virginia”, James Parrish.
“Dhuna që po dëshmojmë është e tmerrshme, por ky nuk është gjë tjetër veçse një manifestim i rritjes së urrejtjes raciste, anti-emigrantë, antisemite, seksiste dhe anti LGBTQ mes nesh“, tha Stacey Simmons, drejtuese e Task Forcës Kombëtare së Advokimit LGBTQ. “Përshkallëzimi i vazhdueshëm i urrejtjes dhe supremacisë së bardhë që po përjetojmë gjatë administratës Trump ka sjellë këto akte dhune në rrugët e Virxhinias, të udhëhequra nga Klu Klux Klan dhe organizata neo-naziste”, deklaroi më tej Simmons.
“Ne e dënojmë me termat më të fortë të mundshëm këtë shfaqje të egër të urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës”, tha Presidenti i SHBA, Donald Trump. Ai gjithashtu bëri thirrje “për një rivendosje të menjëhershme të ligjt, rendit dhe sigurisë në mënyrë që të mbrohen jetët e pafajshme në Sharlestonvill.
Por Chad Griffin, President i Fushatës për të Drejtat e Njeriut tha se Trump “e ka inkurajuar këtë urrejtje dhe fanatizëm të shëmtuar”.
/l.k./
/Washingtonblade