Izrael: 6 të plagosur në paradën e Jeruzalemit
Një ultra-ortodoks hebre goditi me thikë të paktën gjashtë persona, gjatë një marshimi Krenarie në Jeruzalem dje, raporton Washington Blade. Së paku dy prej këtyre viktimave pësuan lëndime të rënda, dhe një grua raportohet të jetë plagosur në mënyrë kritike.
Duke e quajtur sulmin “të tmerrshëm”, drejtuesi i grupit organizator të Jerusalem Open House për Krenari dhe Tolerancë, Tom Canning tha për Blade se së paku katër vetë u plagosën nga ky njeri.
Gazeta izraelite Haaretz identifikoi të dyshuarin si Yishai Shlissel, i cili goditi me thikë tre persona në një marshim të Krenarisë në Jerusalem në vitin 2003. Shlissel ka dalë së fundmi nga burgu pas vuajtjes së një dënimi 10-vjeçar për vrasje të mbetur në tentativë në lidhje me atë sulm.
Pas lirimit, Schlissel ishte kthyer në vendlindjen e tij, ku ai filloi shpërndarjen e “pamfleteve të shkruara me dorë, në të cilën ai u bënte thirrje” të gjithë hebrenjve besnikë ndaj Perëndisë ‘të rrezikonin’ rrahje dhe burgim “për hir të parandalimit të paradës,” sipas Haaretz.
Pasi rreth 5,000 vetë u mblodhën për të shënuar festën vjetore të Krenarisë me një paradë nëpër rrugët e Jeruzalemit, Schlissel ju afrua marshuesve në rrugën Keren Hayesod dhe filloi të ulërasë, pastaj nxori një thikë nga xhaketa e tij dhe filloi të godiste viktimat e tij. Haaretz vëren se një oficer i policisë ishte në gjendje të neutralizonte të dyshuarin dhe ta arrestonte atë.
Pavarësisht shpërthimit të dhunshëm, organizatorët vendosën ta vazhdojnë marshimin./A.A.
- Duke dhënë ndihmën e parë
- Duke dhënë ndihmën e parë
- Duke transportuar të plagosurit në spital
- Yishai Shlissel në momentin e arrestimit
- Pjesëmarrësit e paradës reagojnë ndaj ngjarjes
- Duke dhënë ndihmën e parë
- Pjesëmarrësit duke mbështetur njëri tjetrin