Jayne Ozanne, një prej lidereve të Kishës ungjillore të Anglisë ka shpallur se është lezbike
CANTERBURY, Angli (RNS) Një prej lidereve të Kishës ungjillore të Anglisë ka shpallur se është lezbike dhe tha se kishte vendosur të dilte hapur pas përpjekjes së disa klerikëve të ndryshëm për të shporrur orientimin e saj seksual.
“Perëndia është një Perëndi i surprizave,” tha Jayne Ozanne, 46 vjeçare, ndërsa filloi detyrën e saj të re si drejtoreshë e Ungjillorëve Pranues(Accepting Evangelicals), një rrjet të krishterësh që besojnë se ka ardhur koha që të shkojnë në drejtim të pranimit të partneriteteve brenda të njëjtit seks dhe një etike të krishtere pozitive për gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë.
Në një intervistë me “Të krishterë Sot,” ajo tha: “Ne kurrë nuk mund të jemi të sigurtë se çfarë mund të na sjellë e ardhmja, por ajo që unë di është se Ai gjithmonë do të kërkojë të transformojë orët tona më të errëta në diçka të bukur.”
Ozanne tha se gjatë viteve të saj në Këshillin Arqipeshkvit (1999-2004) – një nga postet më të larta në kishën e këtij vendi – ajo u lut të ishte beqare dhe e nënshtroi veten në një formë terapie konvertuese ku klerikë u përpoqën të dëbojnë një orientim seksual që ata e konsideronin djallëzor.
“Ishte njësoj si të përpiqesha të nxirrja veten time nga vetja ime,” tha ajo.
Përvojat e lanë me ndjenjën se kishte diçka që nuk shkonte me të.
Ajo “doli” hapur për një grup të vogël miqsh në vitin 2009 por tashmë ajo ka dalë hapur për të tërë.
Edhe pse tani është e vetme, ajo ka qënë në një marrëdhënie pesë-vjeçare me një grua të cilës nuk i përmend emrin.
“Unë besoj se ishte e thënë nga Zoti në shumë mënyra,” tha ajo. “Kisha ungjillore më shumë se çdo kishë tjetër ka nevojë që të dëgjojë dhe të përqafojë të tjerët.”
Marrë nga: huffingtonpost.com