Kandidati i infektuar me HIV zgjidhet përfaqësues për Këshillin në New York
Foto: Corey Johnson / Pink News
Kandidati demokrat i cili ka rrëfyer publikisht se është gej, është zgjedhur në postin e Kryetarit të Këshillit për qytetin e New York, për ta përfaqësuar këtë këshill.
Corey Johnson u emërua në këtë post në vend të kandidates Melissa Mark-Viverito. Përfaqësuesi i ri i këtij këshilli njihet si politikani i parë i cili ka rrëfyer publikisht se është i infektuar me virusin HIV për qytetin e New York, si dhe advokon prej kohësh për komunitetin LGBT.
Ai iu bashkua këshillit të qytetit të New York duke përfaqësuar distriktin e tretë në vitin 2014, dhe ka lobuar vazhdimisht në çështje si shëndetësia, të drejtat e grave, çështja e të pastrehëve etj.
Afirmimi i tij si përfaqsues për këtë këshill ishte një betejë e vështirë , por nomini i tij u miratua me 48 vota në favor dhe një kundër, ky i fundit ishte anëtari i këshillit me emër Inez Barron.
Ja si u shpreh ai pas emërimit të tij:
“Para 32 vitesh në këtë këshill nisi të diskutohej legjislacioni që do të kriminalizonte diskriminimin me bazë orientimin seksual në punësim, në aksesimin e shërbimeve të ndryshme publike etj
Në atë kohë epidemia e Sidës po përhapej brenda komunitetit gej, ndaj kur u diskutua ky ligj pati diskutime të zjarrta midis mbështetësve dhe kundërshtuesve të tij. Por sot realiteti është ndryshe, gjithëpërfshirja në vendimarrje po bëhet më e dukshme”./k.m/
Burimi: Pink News