Kjo viktimë e tragjedisë së Orlandos, mori plumbin që i ishte drejtuar të birit
Një prej 49 viktimave të masakrës së Orlandos, Brenda Lee Marquez McCool, një grua 49-vjeçare, e cila, sipas New York Daily News, ishte në Pulse për të kërcyer me djalin e saj Isaia Henderson dhe doli përpara 21-vjeçarit kur pa armën e Omar Mateen.
McCool pëlqente shumë që të kërcente me të birin dhe e bënte shpesh këtë. Ajo ishte zhvendosur të jetonte në Orlando me Henderson dhe fëmijët e saj më të vegjël (ajo ka 11) dhe po kërcente atë natë duke festuar Ditën e Paradës Puerto Ricane që po zhvillohej në Nju Jork. Në fakt, McCool postoi në Facebook një video ku kërcente Henderson dhe një miku i tij në Pulse të shtunën vonë para se të fillonin të shtënat.
“Çdo vit ajo vjen në Nju Jork për të festuar Paradën e Ditës Puerto Ricane” tha kunata e McCool, Ada Pressley për Daily News, e cila ishte gjithashtu brenda klubit gjatë sulmit: “Në qoftë se do të kishte ardhur në Nju Jork , ajo do të ishte ende gjallë.”
Ada Pressley ishte dëshmitare kur McCool shpëtoi jetën e djalit të saj atë natë: “Brenda e pa atë që i drejtoi armën. Ajo i tha Isaias:’Ulu poshtë,’ dhe doli para tij. Ajo u qëllua për vdekje Kaq shumë i donte ajo fëmijët e saj.” Ajo u qëllua dy herë dhe u konfirmua e vdekur të hënën vonë në mbrëmje.
Khalisha Pressley, vajza më e madhe e McCool, tha për NBC News se vëllai i saj i vogël i kishte telefonuar duke ulëritur pas të shtënave. “Ai pa nënën e tij të vdiste”, ka thënë Khalisha. “Ai pa të gjithë të vriteshin. Ai mendon se ishte faji i tij.”
Khalisha tha gjithashtu për NBC se McCool kishte mundur kancerin dy herë dhe ishte “gjithmonë e qetë, por me të vërtetë një nënë shumë e mirë” për atë dhe 10 vëllezërit e motrat e saj. Ajo ishte “personi më i ëmbël dhe më i dashur në botë”, tha Khalisha.
Djali i pestë më i vjetër i McCool, Farrell Marshall filloi një GoFundMe për të financuar funeralin e nënës së tij dhe për t’u kujdesur për fëmijët e saj të tjerë. Henderson ka fshirë gjithçka nga Facebooku i tij përveç tributeve të nënës së tij dhe një post ku i kërkon njerëzve që të shpërndajnë linkun e GoFundMe./A.A.