Klerikët myslimanë deklarojnë se martesat transgjinore lejohen nga ligji islamik
Një fatwa(dekret i lëshuar nga ulama) jo i detyrueshëm, i nënshkruar nga 50 klerikë në Pakistan ka deklaruar se individët transeksualë kanë të drejtë të martohen.
Sipas një kopje të dekretit fetar marrë të hënën nga Reuters, fatwa gjithashtu thotë se ata mund të varrosen me ceremoni myslimane dhe kanë të drejta të plota sipas ligjit të trashëgimisë islame.
Dokumenti specifikon se ky vendim vlen vetëm për njerëzit transgjinor me “tregues të qartë” të gjinisë në trupin e tyre.
Megjithatë, nuk jepen detaje se si përcaktohen shenja të tilla.
Për shembull, një person transgjinor me “shenja të dukshme të të dyja gjinive”, nuk mund të martohet.
Individët transgjinorë në shoqërinë kryesore të vendit urrehen, shumë prej tyre janë të detyruar të lypin, prostituojnë apo kërcejnë për të fituar jetesën.
Muajin e kaluar, një grua transgjinore 23-vjeçare vdiq pasi u qëllua me armë zjarri dhe më pas ju refuzua trajtimi në një spital të madh të sektorit publik.
Vdekja e saj ngjalli debat në Pakistan mbi të drejtat e personave transgjinorë, me një hetim që doli në përfundimin se mjekët e vjetër të spitalit ishin përgjegjës për “neglizhencë kriminale.”
Edhe pse kjo fatwa nuk është ligjërisht e detyrueshme, ajo gjithashtu rekomandon që njerëzit të konsiderojnë ngacmimet e njerëzve transgjinorë krim sipas Islamit.
“Të tallesh me personat transgjinorë, ti ngacmosh ata, ose të mendosh për ta si për persona inferiorë është kundër ligjit të sheriatit.
“Një akt i tillë kundërshton një nga krijimet e Allahut, dhe kjo nuk është e drejtë,” shtoi dokumenti.
Në vitin 2012, Gjykata e Lartë e Pakistanit ka deklaruar të drejta të barabarta për qytetarët transgjinorë, duke përfshirë të drejtën për ta trashëguar pronën dhe asetet, dhe një vit më parë morën të drejtën për të votuar./A.A.