Kleriku iranian: Fantazitë e baballarëve gjatë seksit shkaktojnë homoseksualitetin
Një klerik i shquar iranian thotë se burrat që fantazojnë për gra të tjera ndërsa lënë shtatzëna gratë e tyre, shkaktojnë homoseksualitetin tek fëmijët e tyre.
Ayatollah Hossein Dehnavi është një njeri i famshëm në Iran, dhe rregullisht ofron këshilla mbi familjen dhe çështjet seksuale në televizionin shtetëror.
‘Kur fantazoni për një grua tjetër, ndërsa lini shtatzënë gruan tuaj, fëmija do të jetë homoseksual, “tha ai.
Sipas Dehnavit, gratë që veshin veshje islame në mënyrë të gabuar, gjithashtu i kthejnë meshkujt në gej.
‘Gratë që e veshin hixhabin në mënyrë të gabuar i çon meshkujt drejt homoseksualitetit,” tha ai.
Shumica e këshillave të Dehnavit i drejtohet grave.
Për shembull, ai gjithashtu mëson se gratë duhet të sigurojnë seks për bashkëshortët e tyre “kudo dhe në çdo kohë” dhe që ato të kërkojnë kënaqësi seksuale është mëkat.
Dehnavi madje këshillon gratë në lidhje me garderobën, si p.sh. në ngjyrën e të brendshmeve që ato duhet të veshin:
“Ata që kanë lëkurë të zbehtë duhet të veshin të brendshme të zeza. Dhe ata me lëkurë të errët ose bronz duhet të veshin të brendshme të bardha për të joshur burrat e tyre, “tha ai.
“Sigurohuni që bashkëshorti juaj mund të shohë të brendshmet tuaja.”
Marrë nga: www.gaystarnews.com