Ky mund të jetë djali i parë transgjinor që del në kopertinën e Men’s Health Magazine
Përveç se njihet për kanalin e tij popullor në YouTube, Dowling është themelues i linjës së veshjeve Point5cc, e cila përpiqet për të “nxjerrë në pah të përbashkëtat transgjinore dhe për të krijuar një ndjenjë krenarie.” Gruaja e tij, Jenilee Dowling, është gjithashtu thellësisht e përfshirë në kompaninë e veshjeve. Point5cc dhe dhuron një pjesë të të ardhurave të saj në një fond vjetor për kirurgjinë transgjinore. Dowling fillimisht filloi printimin e T-shirteve në mënyrë që të paguante për kirurgjinë e tij.
Ultimate Guy Search është një konkurs mbarëkombëtar për “djalin i cili posedon të gjitha cilësitë që përbëjnë djalin e sotëm aktiv, të ndërgjegjshëm ndaj shëndetit dhe të matur.” Fituesi, që do të përzgjidhet nga një panel gjyqtarësh, do të paraqitet në kopertinën e revistës Men’s Health Magazine të numrit të Nëntorit 2015 me një artikull të plotë brenda.
Kur rikrijimi i fotos së Adam Levine shpërtheu në internet, si reaguat?
“Ne e dinim se ishte vetëm një Promo për kopertinën, kështu që menduam se do të shihej vetëm nga komuniteti ynë. … Njerëzit filluan ta shpërndanin vazhdimisht. A e dini se ajo u pa nga 110,000 njerëz në orën e fundit? Më pas shkoi 250.000 dhe më pas një person e shpërndan në facebook, tjetri i bën tweet e dikush tjetër dëshiron të bëjë një artikull për të. Ishte një çmenduri. ”
Çfarë do të thotë për ty nëse e fiton këtë konkurs?
Ndjehem sikur unë personalisht por dhe komuniteti transgjinor në tërësi kemi të njëjtat ndjenja. Sjell vizibilitet, sjell vetëdije. Unë kam qenë një nga ata fëmijët që ishte në depresion dhe nuk kisha askënd ku të mund të mbështetesha. Qoftë ai person edhe thjesht dikush që ka një mënyrë jetese të ndryshme dhe që ka pakëz lumturi – pa famë ose pasuri, thjeshtë i lumtur. Kjo është gjithçka do kur je fëmijë. Të jem në kopertinë do të thotë se do të kishte një brez të ri që do të mund të thoshte, “Hej, unë mund të kem një jetë të lumtur, unë mund të jem i suksesshëm, unë nuk jam aq i çuditshëm sa ç’e mendoja se isha.” Ju thjesht doni të ndiheni pjesë e komunitetit, të keni një ndjenjë respekti, mirënjohje, të ndjeheni të dëgjuar, të keni një hapësirë në tryezë. ”
Le të themi se ju do ta fitoni dhe do të shfaqeni në kopertinë. Çfarë shpresoni se do të ndjejnë fëmijët transgjinorë kur ta shohin?
“Unë nuk dua që ata të mendojnë se që të bëhen burra, të jenë të mirë, duhet të dalin në kopertinën e një reviste dhe se kjo është e vetmja mënyrë që të jenë të suksesshëm në jetë. Është më shumë fakti që të shohin një tjetër djalë transgjinor që e bën këtë.”
Nëse një fëmijë i vogël sheh një djalë transgjinor në kopertinën e kësaj reviste dhe ai identifikohet si transgjinor, ai mund të thotë, “Hej, unë mund të jetoj.” Janë ato pak gjëra që i bëjnë njerëzit të aspirojnë për diçka. Unë me të vërtetë mendoj se nëse unë do ta kisha parë një gjë të tillë dhe do ta dija fjalën ‘transgjinor’ kur isha 12 apo 13 vjeç, ndoshta unë do të isha identifikuar më shpejtë. Ndoshta do të kisha patur një jetë tjetër? Kur ju jeni të vetëdijshëm se mund ta bëni diçka, ajo kthehet në një mundësi. ”
Duke u rritur, keni patur ndonjë model?
“Unë hyra në internet dhe ishte një komunitet i vogël në YouTube. … Nuk kisha asnjë shok transgjinor në jetën reale. Thjesht doja të gjeja derën që hapet më lehtë për mua. Oh, këtu të gjithë më pëlqejnë mua ashtu siç jam, sepse ata janë si unë! Pra, hyra në internet dhe aty e ndërtova të gjithë komunitetit tim. ”
Kohët e fundit kemi pyetur disa atletë transgjinorë se si palestra ka ndryshuar jetët e tyre; sa ka ndikuar ajo në tuajën?
“Para se të filloja hormonet fillova të stërvitesha, sepse e dija se në qoftë se shkoja në palestër unë mund ta bëja trupin tim të dukej më mashkullor. Mund të bëhesha me muskuj, mund të zgjeroja shpatullat, dhe mund të hiqja qafe ijet e mia femërore. Kur jeni në palestër ju jeni para një pasqyre për një orë në ditë dhe jeni të detyruar të njihni trupin tuaj – edhe në qoftë se nuk ju pëlqen. Shumë njerëz nuk e bëjnë këtë, sepse ata i tremben pasqyrës, ata nuk duan tja dinë. Kishte një kohë kur e detyroja veten të dilja para pasqyrës, dhe ju shikoni se si transformohet trupi juaj.
Fillova të ndërtoja një lidhje me trupin tim që nuk e kam pasur kurrë më parë. Edhe pse trupi im nuk ishte i përsosur, i bukur, pasi filloi të ndryshonte më shumë në një trup mashkullor, atëherë mendova, më në fund kjo është. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të shikoni veten në pasqyrë dhe të thoni, “Ky jam unë.”
Ju duhet të keni respekt për veten në një farë mënyre dhe është me të vërtetë e vështirë që ta zhvilloni këtë respekt kur jeni transgjinor, sepse ju zakonisht nuk identifikoheni me ndonjë pjesë të trupit në të cilin jeni në atë kohë. Për mua personalisht, palestra dhe terapia e zëvendësimit të hormoneve ishte mënyra që të përshtatesha më shumë me trupin tim. ”
Për më shumë klikoni: www.buzzfeed.com