LGBT në Greqi janë më të qetë me qeverinë e re
Komuniteti LGBTI në Greqi nuk ka një “histori dashurie” me politikën e cila ka qënë dhe mbetet e ndikuar nga roli i Kishës. Mirëpo për herë të parë në historinë politike të Greqisë moderne, një parti ka qënë në mënyrë konstante pro kauzës së LGBT në Greqi, pavarësisht presioneve. E kjo është Syriza e kryeministrit të zgjedhur Alexis Tsipras.
Në foto (epocalibera.com) duken aktivistë të LGBT gjatë një tubimi politik të Syriza.