Lumi Bekiri: Drejtësi selektive për komunitetin LGBTI
Aktivisti Lumi Bekiri, me rastin e “Vikendit të krenarisë”, për CIVIL Media deklaroi se ndaj komunitetit LGBTI në Maqedoni ushtrohet drejtësi selektive dhe se për shkak të krizës politike personat LGBTI edhe më shumë janë në shënjestër të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës, posaçërisht me pjesëmarrjen e tyre aktive në protestat e Revolucionit të Larmë.
“Vikendi i krenarisë” filloi me debatin “Shprehja e argumentuar” në kinemanë “Kultura”, të enjten në mbrëmje, e do të zgjasë deri të dielën më 26 qershor.
Në debat diskutohej për luftën për liri sociale dhe demokraci dhe nëse ajo është e mjaftueshme për menaxhimin me thyerjet e vazhdueshme të të drejtave dhe stigmatizimin ndaj minoriteteve seksuale dhe gjinore, si dhe për përparësitë dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet komuniteti LGBTI dhe nëse të drejtat e personave LGBTI në krizën momentale politike duhet të aktualizohen dhe të fitojnë dukshmëri më të madhe..
“Vikendi i krenarisë” organizohet nga qendra LGBTI me mbështetje nga Komiteti i Helsinkit, partnerë janë Forumi Edukativ Rinor – MOF dhe Kino Kultura (Lokomotiva), ndërsa është e mbështetur nga ambasadat e Francës dhe SHBA./A.A.