Lila është një vajzë transgjinore që jeton dhe punon në Maqedoninë e Veriut. Në moshë më të re Lila vendosi të ndryshojë identitetin e saj gjinor nga mashkull në femër, pasi ajo kështu e perceptonte veten e saj. Teksa përballej me një frymë diskriminuese dhe paragjykuese nga shoqëria, ajo ka vendosur te kryej një ndërhyrje kirurgjikale për të arritur identitetin e plotë gjinor, pa qenë e kushtëzuar. Por Lila e vetme nuk ia del dot, ajo ka nevojë për një numër personash që të kontribuojnë në mënyrë që ajo të kryej ndërhyrjen kirurgjikale.
“Më lejoni të them disa fjalë për të shpjeguar arsyet se pse kam zgjedhur të shkojë përpara me këtë përpjekje GoFundMe. Unë jam një person transgjinor(mashkull në femër) që jetoj dhe punoj në Maqedoninë e Veriut.”
“Që kur kam qenë në gjendje për të përceptuar veten time në një moshë shumë të re, e dija se tiparet e jashtme fizike nuk ishin një pasqyrim i saktë i asaj se si ndihem brenda. Për këtë arsye dhe në konsultim të drejtpërdrejt me mjekët profesionistë unë fillova procesin e ndryshimit të gjinisë disa vjet më parë. Kam kaluar shumë sprova dhe mundime me terapinë hormonale pasi isha një nga njerëzit e parë që e kam bërë në vendin tim. Por kam pasur fatin të marr mbështetjen e pakushtëzuar nga miqtë e mi më të ngushtë dhe mjekët e përkushtuar, e cila rezultoj në një proces të kryer me sukses.”
Pjesa e fundit e konfirmimit gjinor është ndërhyrja kirurgjikale e ndryshimit të gjinisë e cila do ta conte të gjithë këtë proces në mbyllje dhe do të më lejonte të jetoja jetën time si veten time të vërtet. Pamja fizike do të përputhet plotësisht me perceptimin tim personal për veten time.
“Do të isha në gjendje të jetoja jetën time lirshëm pa u vështruar nga të gjithë, pa u paragjykuar vazhdimisht, pa pasur nevojën tu përgjigjem pyetjeve të papërshtatshme, fyese dhe stigmatizuese, të kërcënohem ashtu si shumë herë. Fatkeqësisht nuk jam në gjendje të mbuloj shpenzimet e operacionit. Dhe pse jam punësuar si avokate dhe aktiviste transgjinore në sektorin civil dhe paguaj rregullisht për sigurimin shëndetësor, nuk mundem të mbuloj kostot e një procedure të tillë kirurgjikale. Kërkesa ime modeste për të pasur mbështetjen tuaj në këtë donacion është zgjidhja ime e fundit dhe e vetme. Unë do dëshiroja të falenderoja paraprakisht secilin prej jush i cili ka dhembshurinë dhe durimin për të lexuar këtë dhe unë jam dhe do t’ju jem përgjithmonë mirënjohëse ndaj jush dhe kontributeve tuaja për një jetë të tërë. Beso dhe vetëm beso, mbështetja më e vogël do të thotë gjithë bota për mua”, tregon Lila.
Për të gjithë personat të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë duke e ndihmuar sadopak Lilën për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, më poshtë gjendet linku i fushatës së mbledhjes së fondeve.