Mbyllet për shkak të homofobisë stenda informuese për Paradën LGBT në Angli
Foto: “Warwickshire Pride”
Daniel Browne, pjesëtar i grupit organizativ për “Paradën në Warwickshire” ngriti një stendë informuese për paradën e Krenarisë në marketin “Stratford-upon-Avon” të shtunën e javës së kaluar.
Ai u shpreh se gjatë qëndrimit në stendë dëgjoi ti thuhej se “një stendë për LGBT nuk e ka vendin në Stratford” ndaj ai u detyrua që ta zhvendoste stendën brenda tri orësh për shkak të ofnedimeve, sjelljeve të dhunshme si edhe dhunës verbale që ndeshi. Policia lokale po investigon incidentet e krijuara si pjesë të krimeve të urrejtjes.
Browne, i cili po qëndronte i vetëm në stendë, u shpreh se ai nisi të numërojë të gjitha incidentet por nisi të bëhej merak kur ky numër i kaloi të 100.
“Kjo është e shpifur; nuk ka pse të rrijë kjo stendë këtu; homoseksualiteti është sëmundje dhe së shpejti do të kthehet në një virus për njerëzimin…” ishin disa prej fjalëve që Daniel dëgjoi gjatë qëndrimit të tij në stendë. Junaid Hussain i cili është pjesë e shoqatës në Warwickshire “Equality and Inclusion Partnership” u shpreh i shokuar për incidentet e krijuara por tha se shpreson që kjo të shërbejë si këmbanë për të gjithë.
Reagimet për këtë ngjarje nuk kanë qenë të pakta. Nadhim Zahawi, deputet për distriktin e Stratford u shpreh se ky lloj incidenti ishte përtej normales. Ai u zotua të thotë se do të punojë ngushtësisht për tu siguruar që agresorët të përballen me drejtësinë./k.m/
Burimi: BBC

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.