Miley Cyrus del hapur si panseksuale
Etiketat nuk kanë qenë asnjëherë në preferencat e Miley Cyrus, por në numrin e fundit të Elle UK këngëtarja tregon se ajo identifikohet si panseksuale.
“Unë jam shumë e hapur në lidhje me këtë – unë jam panseksuale (një person i cili tërhiqet seksualisht dhe emocionalisht nga djemtë, vajzat, trangjinorët, inteseksualët,etj)” tregon ajo për revistën e modës. “Por nuk jam në një marrëdhënie. Unë jam 22vjeç, po dal me njerëz të ndryshëm, por unë ndryshoj stilin tim çdo dy javë, lëre më personin me të cilin dal.”
Muajin e kaluar, Cyrus doli hapur në lidhje me fluiditetin e seksualitetit të saj, duke thënë se i kishte treguar nënës së saj në lidhje me tërheqjen e saj ndaj të njëjtit seks, që kur ishte 14 vjeç.
“Unë jam vërtet e hapur për çdo gjë që është e miratuar dhe nuk përfshin kafshë dhe të gjithë të jenë në moshë ligjore”, tha ajo për revistën Paper. “Çdo gjë që është e ligjshme, unë jam dakord. Ej, unë jam dakord me çdo të rritur mbi moshën 18 vjeç i cili pranon të më dojë. Unë nuk e konsideroj veten djalë apo vajzë, dhe nuk kam pse ta dua partnerin djalë apo vajzë.”
Kohët e fundit ajo ka qenë e lidhur me modelen e Victoria’s Secret, Stella Maxwell./A.A.